Skuadra e Prishtinës ka luajtur sot një ndeshje miqësore me ekipin e Trepçës 89′ në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Ekipi i Ismet Munishit ka fituar këtë ballafaqim me rezultatin 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Mërgim Pefqeli, Blesa dhe Dobroshevci shënuan golat për ekipin kryeqytetas.
Më poshtë keni njoftimin nga klubi kryeqytetas:
“????????? ??? ????? ? ?? ?????̈, ????? ??̈ ????̈????? ???? ?????̧?̈? ’??
FC Prishtina e ka nisur vitin e ri 2023 me fitore duke e mundur në një ndeshje miqësore Trepçën ’89 me rezultat 3:0.
Në duelin në fjalë të zhvilluar të mërkurën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, skuadra jonë shkëlqeu me gola e aksione të bukura.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 22-të.
Ardhja e re në ekip, Jalen Blesa, e dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e realizuar në minutën e 34-të.
Trajneri jonë Ismet Munishi në pjesën e dytë inkuadroi kryesisht futbollistë të rinj.
Prishtina në këtë pjesë e shënoi dhe një gol me anë të Arlind Dobroshevcit në minutën e 73-të.
Kjo është miqësorja e fundit e Prishtinës para udhëtimit në Turqi më 14 janar ku do ta vazhdojë fazën përgatitore për dy javë.
?? ????????? ? ???? ???????? ?? ??̈??̈ ?????????: : Ardit Nika, Gledi Mici, Muhamed Useini, Egzon Belica, Ramiz Bytyqi, Kushtrim Gashi, Mwrgim Pefqeli, Endrit Krasniqi, Leotrim Kryeziu, Shefit Shefiti, Jelen Blesa. ? ?????????? ????: Butrint Bulliqi, Albin Prapashtica, Arlind Shabani, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Igball Jashari, Besir Ramadani, Arlind Dobroshevci, Dion Gallapeni, Korab Luma. ???????: Ismet Munishi”, shkruan klubi kryeqytetas.
/GazetaBlic Sport


