Sporti

Prishtina fiton bindshëm ndaj Lirisë, Malisheva mposht Gjilanin falë Drilon Hazrollajt

03/03/2024 14:55
nga:E K

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Lirisë me rezultat bindës 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Adrian Muja, Kreshnik Uka dhe Leotrim Kryeziu shënuan për fitoren e kryeqytetasve.

Në anën tjetër Malisheva ka siguruar pikët e plota në transfertë ndaj Gjilanit duke mposhtur vendasit me rezultat 2-3.

Drilon Hazrollaj ishte protagonisti kryesor i takimit me hetrikun e tij që i dha fitoren skuadrës së Malishevës, kurse për Gjilanin shënuan Jarovic dhe Shabani.

/GazetaBlic Sport/