Sporti

Prishtina e shkëlqyeshme në Ligën e Kampionëve, kalon në fazën e parë të kualifikimeve

06/25/2021 21:52
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka fituar finalen parakualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe tashmë ka kaluar në fazën kualfikuese të kësaj gare.

Skuadra kosovare mposhti me rezultat 2 me 0 skuadrën e Inter d’Escaldes, shkruan GazetaBlic Sport.

Endrit Krasniqi ishte futbollisti i ndeshjes, atje ku shënoi dy gola në këtë takim.

Krasniqi shënoi një gol në pjesën e parë si dhe një tjetër në pjesën e dytë.

Tashmë Prishtina do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros.

Kjo skuadër është jashtëzakonisht e fortë, megjithatë Prishtina do të synojë befasinë në këtë fazë.

/GazetaBlic Sport/