Sporti

Prishtina e Re s’ka të ndalur, transferon edhe sulmuesin Bachare Razack

07/26/2024 13:47
nga:Lorik J

Prishtina e Re nuk ka të ndaluar në merkaton e verës.

Skuadra nga Hajvalia ka qenë shumë aktive në merkato, duke përforcuar mjaft mirë ekipin, gjë e cila do t’iu ndihmojë më sezonin e ri.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se Prishtina e Re ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Bachare Razack.

Sulmuesi së fundmi ishte pjesë e Feronikelit 74′, teksa e njeh mirë futbollin vendor.

Padyshim se me Razack, Prishtina e Re do jetë më e rrezikshme në pjesën ofansive.

/GazetaBlic Sport