Skuadra e Prishtinës së Re vazhdon me konsoldimin dhe forcimin e skuadrës.
Klubi nga kryeqyteti ka zyrtarizuar deri më tash transferimet e Dardan Jasharit dhe Olti Sveçlës, kurse po punon fuqishëm edhe për emra të tjerë.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se transferimi i radhës që do të zyrtarizohet është ai i sulmuesit, Darnell Kithambo.
Ai pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, kurse sot është parë edhe në stërvitje me skuadrën.
/GazetaBlic Sport/