Sporti

Prishtina e Re dhe Ferizaj bien nga Superliga, garë e jashtëzakonshme për barazh!

05/17/2026 18:04
nga:L J

Prishtina e Re dhe Ferizaj janë dy skuadrat që kanë rënë nga Superliga e Kosovës në futboll në sezonin 2025/26.

Ballkani fitoi sot ndaj Prishtinës së Re (3:2), teksa Prishtina barazoi me Ferizajn (3:3), për ta zyrtarizuar largimin nga elita të dy skuadrave të fundit në tabelë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, gara për barazh do jetë spektakolare, pasi Llapi, Dukagjini, Prishtina, Gjilani e Drenica mund të mbesin në atë pozicion.

Ja renditja: