Sporti

Prishtina e Re bën goditjen e parë në mekato, transferon Leart Zekollin

01/06/2026 19:17
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës së Re ka filluar me stërvitjet për sezonin e ri pranveror, teksa poashtu klubi po bën edhe disa ndërhyrje në afatin kalimtar të dimrit.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, një nga transferimet e para të Prishtinës së Re është futbollisti i talentuar, Leart Zekolli.

Mbrojtësi 24 vjeçar së fundmi ishte pjesë e Feronikelit në Ligën e Parë, teksa në pranverë do të jetë nën ngjyrat bardhë e kaltër në Superligë, nën drejtimin e Qendrim Kidës.

Zekolli në të kaluarën ishte pjesë e Partizanit në Shqipëri, teksa tani synon që ta ndihmojë Prishtinën e Re që të mbetet në Superligë edhe për vitin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport