Sporti

Prishtina e prezanton edhe një sulmues

07/25/2024 14:30
nga:E K

Prishtina e ka zyrtarizuar ardhjen e Leutrim Islamit në skuadër. 24 vjeçari vije nga Fushë Kosova te skuadra e kryeqytetit.

“Sulmuesi anësor i dy krahëve, Leutrim Islami është lindur më 22.07.2000 në Prishtinë. Vije nga Shkolla e futbollit të Flamurtarit, ndërsa ekipit tonë i bashkëngjitet nga KF Fushë Kosova.

“Kënaqësi dhe privilegj të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është nder për mua që do të barti fanellën e klubit bardhekaltër. Premtoj se do të jap maksimumin për klubin, për “Plisat”. Shpresojë së bashku t’i arrijmë synimet e ekipit”, ka thënë Islami.