Dje filloi edicioni i ri i Superligës së Kosovës.
Drita fitoi me përmbysje ndaj Feronikelit, Gjilani mori një pikë në fund të takimit ndaj Drenicës kurse Llapi u befasua nga Ulpiana duke u ndalur me barazim, shkruan GazetaBlic Sport.
Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e rradhës në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.
Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Prishtina do të jetë mysafir i Malishevës, kurse skuadra e Ballkanit e pret në shtëpi Dukagjinin.
Ndeshjet e ditës së sotme do të fillojnë nga ora 17:00.
/GazetaBlic Sport/


