Sporti

Prishtina e ndal Ballkanin, derbi mbyllet me barazim

05/04/2023 17:02
nga:L J

Skuadra e Ballkanit nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Prishtinës.

Ballkani dhe Prishtina luajtën baras me rezultatin 1-1 në Suharekë, shkruan GazetaBlic SPort.

Prishtina kaloi në avantazh me Leotrim Kryeziun, i cili realizoi krejt në fundin e pjesës së parë.

Megjithatë, Ballkani barazoi në fundin e ndeshjes me Albion Rrahmanin, i cili shënoi në minutën e 95’të.

Prishtina ndodhet në pozitën e katërt me 43 pikë, kurse Ballkani në pozitën e dytë me 63.

/GazetaBlic Sport