Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se dikush duhet të japë llogari për bërllokun që ka mbuluar Prishtinën, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se era e keqe, ndotja dhe rreziku nga përhapja e epidemive, janë rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Po ashtu, Bajqinovci ka thënë se nëse kryetari Rama po sabotohet nga menaxhmenti i ndërmarrjes “Pastrimi”, çfarë po pret Policia e Krimeve Ekonomike dhe Prokuroria.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari Përparim Rama thotë se është duke u sabotuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes “Pastrimi”
Nëse vërtet ka sabotim, atëherë çfarë pret Policia e Krimeve Ekonomike dhe Prokuroria? Apo Kryetari Rama po kërkon alibi për dështimet e tij.
Prishtina është e mbuluar me mbeturina. Era e keqe, ndotja dhe rreziku nga përhapja e epidemive. Kjo nuk është më papërgjegjësi, kjo rrezikon shëndetin e qytetarëve.
Dikush duhet të japë llogari!


