Sporti

Prishtina e gatshme për eventet e jashtëzakonshme të basketbollit 3×3, do vijnë kombëtare si Amerika e Franca!

06/15/2023 22:01
nga:L J

Në muajin e ardhshëm, pra në Korrik do të mbahet një event madhor i basketbollit 3×3 në Prishtinë.

Themeluesi i 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku ka njoftuar se në muajin e ardhshëm nga 14 deri më 16 korrik do të mbahet turneu më i madh në rajon, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot u mbajt konferenca e parë e aktivitetit “3x3Prishtina Women Series & Men Challenger 2023”. Në konferencë morën pjesë themeluesi i 3x3Prishtina – Fisnik Juniku, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Hajrulla Ceku, Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës z.Arben Fetahu, basketbollistja e Përfaqësueses së Kosovës Agnesa Rrahmani.

Fjalimi u inicua anga Fis Juniku i cili prezantoj për të pranishmit detajet e aktiviteteve të parapara për vitin 2023, duke filluar nga turneu kualifikues në Prizren e që i përket nivelit ‘Satellite’, për tu fokusuar në shpalosje të detajeve rreth aktivitetit kryesor në Prishtinë ‘Women Series & Men Challenger 2023’. Mes tjerash ai theksoj se me mbështetjen e MKRS, Komunës së Prishtinës dhe FBK-së, organizatori e bëri të mundshëm licensimin edhe për këtë vit – si një ndër organizatorët e pakët në mbarë botën të këtij niveli prestigjioz, dhe të parët në mbarë rajonin kur bëhet fjalë për serinë ndërkombëtare të organizimit të lojës në kategorinë e 3x3basketbollit për kombëtaret e femrave, aktivitet ku edhe Kosova merr pjesë si nikoqire e “3x3Prishtina Women Series”.

Organizatori premtoj që do t’ketë spektakël në ‘Prizren Qualifier’ dhe në aktivitetin kryesor në Prishtinë “Prishtina Women Series & Men Challenger” më 14-16 Korrik 2023.

/GazetaBlic Sport