Prishtina dhe Malisheva i zhvillojnë sonte ndeshjet e tyre në garat evropiane.
Kryeqytetasit luajnë në kualifikimet e Europa League, atje ku sonte luajnë në transfertë tek Sheriff Tiraspol, shkruan GazetaBlic Sport.
Nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë për fituesen e Kupës së Kosovës, por që synimi është për të marrë rezultat sa më pozitiv, në ndeshjen që fillon në ora 19:00.
Skuadra tjetër kosovare, FC Malisheva luan në kualifikimet e Conference League, atje ku sonte e pret skuadrën e Vikingur Reykjavik.
Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 20:15, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
/GazetaBlic Sport/


