Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Derbi i sotëm në “Fadil Vokrri” u mbyllë me rezultat të barabartë 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina gjeti golat me Shabanin dhe Prapashticën, kurse për Gjilanin shënoi dy herë Albert Dabiqaj.
Pas këtij barazimi Prishtina pozicionohet në vendin e 3’të në tabelën e Superligës së Kosovës me 23 pikë aq sa ka edhe Gjilani në një pozitë më poshtë.
/GazetaBlic Sport/


