Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Prishtina dhe Dukagjini kanë fituar nga një pikë në përballjen e tyre në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 2, me Prishtinën që ishte dy herë në avantazh, por që mysafirët nuk u dorëzuan dhe morën një pikë shumë të rëndësishme.
Në takimin tjetër, Drita triumfoi ndaj Feronikelit ’74 në Drenas. Blerim Krasniqi dhe Besnik Krasniqi realizuan golat e fitores prej 0 me 2 për ‘Intekeltualët’.
/GazetaBlic Sport/


