Sporti

Prishtina bën ‘pazar’ në Holandë, siguron shërbimet e mbrojtësit 26 vjeçar

01/15/2026 18:10
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës ka siguruar nënshkrimin e një tjetër lojtari nga jashtë.

Mbrojtësi 26 vjeçar, Sylian Mokono, do të transferohet nga VVV Venlo, skuadër kjo në Ligën e Dytë të Holandës, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra holandeze e ka konfirmuar largimin e tij për tek Prishtina, me mbrojtësin që ka 13 paraqitje në këtë edicion.

Kujtojmë që Mokono ka luajtur për disa skuadra të tjera gjatë karrierës së tij në Holandë.