Sporti

Prishtina bën goditjen e madhe, transferon Gjelbrim Taipin

06/29/2025 16:54
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës po vazhdon me përforcime të mëdha në merkato e verës.

Pas disa transferimeve cilësore brenda kampionatit, FC Prishtina ka transferuar edhe një lojtarë me shumë përvojë para duelit me Sheriff Tiraspol në kualifikueset e Europa League.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Gjelbrim Taipi është lojtari i ri i Prishtinës.

Palët kanë rënë dakord, teksa gjatë javës së ardhshme do bëhet prezantimi i futbollistit tek kryeqytetasit.

Mesfushori ka karrierë të pasur dhe me përvojën e tij do ta ndihmojë shumë Prishtinën. Ai ka luajtur së fundmi tek Partizani në Shqipëri, teksa më herët ishte paraqitur tek Kukësi, Shcaffausen, Will, Shkëndija, St Gallen e Grasshoppers.

/GazetaBlic Sport