Sot do të zhvillohet derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Të dy ekipet hyjnë në këtë takim pas barazimeve paraprake në xhiron e kaluar dhe do kërkojnë fitoren e parë në edicionin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00.
Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare.
Ja 11’shet që do të zbresin në fushë:
Prishtina: Haxo; B. Krasniqi, Bekteshi, Otanda, Mici, Boshnjaku, Karabeci, Shabani, Hoti, Kryeziu, John. Kryetrajneri: Zekrija Ramadani
Ballkani: Frashëri; Thaqi, A. Thaqi, Sinani, Gashi, Korenica, Baftiu, Kuç, Krasniqi, Hoxha, Zeka. Kryetrajneri: Bekim Isufi
Gjyqtarët: D. Çaka, F. Berisha, B. Selimaj, S. Isufi – VAR: V. Kastrati, E. Bicaj
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë


