Sporti

Prishtina 01 triumfon ndaj Drenicës, siguron gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës në futsall

03/12/2026 22:38
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja çerekfinale në Kupën e Kosovës në futsall.

Prishtina 01 ka triumfuar në derbin e madh ndaj Drenicës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 3, me atmosferën që ishte poashtu e mrekullueshme në Palestrën ‘Ilaz Kodra’.

Prishtina 01 siguron tashmë gjysmëfinalen e madhe, kurse Drenica mbetet në garë vetëm për titullin kampion.

/GazetaBlic Sport/