FC Prishtina 01 ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kampionëve.
Prishtina 01 do të përballet me dy ish kampionët e këtij kompeticioni në futsall, Benfica dhe Kairat, përcjell GazetaBlic Sport.
Në grup janë edhe sllovenët e Dobovec, gjashtë herë kampion në vendin e tyre.
Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
/GazetaBlic Sport/


