Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Prishtina 01, ka pësuar një humbje të thellë mbrëmë në ndeshjen e parë të Grupit 4 të “Main Round” në Futsal Champions League, duke u mposhtur 19:1 nga Sportingu i Lisbonës.
Gjatë ditës së sotme, me fillim nga ora 20:00, Prishtina 01 do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë, atje ku do të përballet me skuadrën kroate, Novo Vrijeme, shkruan GazetaBlic Sport.
Kroatët nuk e kanë nisur aspak mirë edicionin e ri, duke humbur dy dhe duke barazuar njëherë, në tri ndeshjet e para në ligën kroate, kurse janë mposhtur edhe mbrëmë nga Kairat Almaty.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë takim, duke shpresuar se skuadra kosovare do të sigurojë rezultat pozitiv.
/GazetaBlic Sport/


