Sporti

Prishja e koalicionit, Granit Rugova nuk do të jetë më drejtor i Sportit në kryeqytet

02/08/2024 15:39
nga:Mergim Rreci

Partia Demokratike e Kosovës ka prishur koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së Uran Ismaili, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Kjo nënkupton që edhe drejtori i Sportit, Granit Rugova do të largohet nga pozita e tij dhe nuk do të jetë më në krye të sportit në kryeqytet.

/GazetaBlic Sport/