Lajme

Prishet gypi kryesor i ujit në Shkabaj, një pjesë e qytetit do të mbeten pa ujë

04/18/2026 12:01
nga:Gazeta Blic

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se ka ndodhur një prishje në gypin kryesor furnizues, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të këtij defekti teknik, priten reduktime të furnizimit me ujë në disa zona, përfshirë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.

Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se këto reduktime do të jenë të përkohshme dhe do të zgjasin nga ora 12:00 deri në orën 17:00, derisa ekipet përkatëse janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.