Analisti politik, Petrit Zogaj ka komentuar në lidhje me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, raporton GazetaBlic.
Zogaj shkruan se Kurti e Osmani janë në garë me vetën e tyre sesi skandalet aktuale me u mbulu me disa të reja.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Zogaj thotë se shumë shpejt do të harrohet edhe ky rast, sepse sipas tij do të ketë skandale tjera nga shumica parlamentare.
POSTIMI I PLOTË:
E rendesishme me u kuptu eshte qe kjo qeveri, Kurti e Osmani jane ne gare me veten e tyre sesi skandalet aktuale me u mbulu me disa te reja. U harru Prindoni qe tha mediat jane grupe kriminale. U harru qe ministrja shkeli Kushtetuten, u harru ministrja tjeter qe shkeli nje femije, u harru motra e ministrit qe punesohet, u harru konflikti i interesit te ministrit. Te gjitha keto skandale te medhaja, vec brenda pak javesh. Tash del qe nje ambasador i tyre eshte me nje rrjet te dyshuar kriminal ne rajon. Si duket edhe ky do te harrohet shpejt nga nje skandal tjeter i radhes qe kjo shumice parlamentare po e gatuan.


