Lajme

Prindon Sadriu: Qeveria Gjermane e vendosi foton me presidenten Osmani si kryesoren në faqen e saj në FB

10/07/2022 22:24
nga:Astrit Gashi

Prindon Sadriu,bashkëshori i Presidentes, Vjosa Osmani, ka komentuar postimin e Qeverisë gjermane në llogarinë zyrtare në Facebook, pasi në fotografinë e parë, shihet bashkëshortja e tij, pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz e presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Qeveria Federale gjermane vendose fotografine me Presidenten e Kosoves dhe Presidentin francez si fotografi kryesore ne postimin e saj ne Facebook per Samitin e Prages”, ka shkruar Sadriu.