Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë udhëtuar për në Hagë.
Haxhi dhe Hyra Thaçi do ta takojnë djalin e tyre pas gati dy vjetësh.
Lajmi u konfirmua nga Ismail Syla, ish-këshilltari i Hashim Thaçit.
Syla tha se prindërit e Thaçit kanë udhëtuar me makinë për në Tiranë ku nga atje kanë fluturuar për në Amsterdam.
Ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020-të.
Ai së bashku edhe me eprorët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po akuzohen për krime lufte.


