Princi Leka ka thënë se po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se taktikat destabilizuese të Moskës dhe Beogradit rrezikojnë pasoja të paparashikueshme.
“Po e shoh me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Taktikat e orkestruara destabilizuese të Moskës dhe Beogradit rrezikojnë pasoja të paparashikueshme. Dënoj sulmet e bandave kriminale ndaj gazetarëve, EULEX-it dhe civilëve. Një reagim stoik dhe kthimi i sundimit të ligjit është rruga e vetme”, ka shkruar Princi Leka.