Lajme

Princi i Kurorës së Kuvajtit uron Osmanin, potencon bashkëpunimin e ngushtë

02/19/2025 22:37
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi edhe nga Princi i Kurorës së Kuvajtit Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Me këtë rast ju përcjell urimet më të mira për shëndet të plotë e lumturi për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj mik, zhvillim e prosperitet të mëtejshëm”, ka thënë Princi i Kurorës, duke potencuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë në mes dy vendeve.