Sporti

Primoz Gliha flet para ndeshjes me Greqinë: Kemi nevojë për fitore, besojmë se mund ta mposhtim kundërshtarin

11/13/2021 18:13
nga:Mergim Rreci

Kosova do të përballet me kombëtaren e Greqisë ditën e nesërme.

Trajneri Primoz Gliha, ka folur para kësaj ndeshje, duke thënë se beson tek fitorja, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kemi nevojë për fitore, besojmë se mund ta mposhtim Greqinë. Do të jetë e vështirë, Greqia ka ekip shumë të mirë.

Futbolli ndonjëherë është i çuditshëm, secili futbollist duhet të bëjë maksimumin dhe duhet të jetë i gatshëm.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të japim maksimumin në këtë përballje. Të shohim si do të rrjedhin gjërat.

Do të ndryshojmë diçka, do i zbulojmë nesër. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo me Jordaninë. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, krijuam goxha raste, por nuk ia dolëm të shënojmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/