Lajme

Prigozhin: Wagneri e mori qytetin Ronstov on Don pa asnjë të shtënë me armë

06/24/2023 14:41
nga:Astrit Gashi

Mercenarët e grupit rus Wagner pretendojnë se e kontrollojnë qytetin rus Rostov-on-Don, që gjendet në jug të shtetit.

Në një audio-mesazh të publikuar në faqen e Wagnerit në Telegram, udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, pretendon se trupat e tij e kanë marrë kontrollin e qytetit “pa asnjë të shtënë të nisur nga ne”.

Ai ka pretenduar, po ashtu, se banorët e Rostov-on-Donit i kanë mbështetur pjesëtarët e Wagnerit, për shkak të “marshit të drejtësisë”.