Sporti

Prezantohet Ronaldo tek Al Nassr: Kam thyer rekordet në Evropë, jam lojtar unik

01/03/2023 18:02
nga:Mergim Rreci

Stadiumi “Mrsool Park” me kapacitet afro 30 mijë vende ka filluar të mbushet me tifozë të skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassr, në ditën e prezantimit të yllit botëror Cristiano Ronaldo.

Al Nassr bëri një mega transferim, prej 200 milionë eurosh në sezon duke siguruar shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë, teksa të gjithë sytë e botës ditën e sotme janë nga Arabia Saudite.

Ndërkohë para pak minutash ka nisur edhe ceremonia speciale e prezantimit të Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo ka folur për kritikat për zgjedhjen e tij për të nënshkruar në Al-Nassr:

“Unë jam një lojtar unik. Kam thyer të gjitha rekordet në Evropë dhe dua të thyej disa edhe këtu. Kjo kontratë është unike sepse unë jam një lojtar unik, kështu që është normale. Unë nuk kam mbaruar, liga e Arabisë Saudite është shumë e fortë”, tha Ronaldo në fjalën e tij.