Qeveria e Kosovës ka prezantuar logon e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe atë të 25 vjetorit të UÇK-së.
Logoja e 15 vjetorit të Pavarësisë është dizajnuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.
Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Çeku tha se sipas përshkrimit të autorit, pjesa tjetër lidhet me ngjyrat shpresë ndjellëse dhe optimiste për të tashmen dhe të ardhmen.