Lajme

Prezantohet Asociacioni sipas ekipit menaxhues, deklarohet kryesuesja Vujiçiq

05/02/2023 21:02
nga:Genita C

Ekipi menaxhues e ka prezantuar draft-statutin për Asociacionin në takimin që po mbahet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, kjo që ishte pikë e dytë e takimit që po mbahet në Bruksel.

Radio Evropa e Lirë raporton se pas prezantimit, është deklaruar edhe Danijella Vujiçiq, deputete në Kuvendin e Serbisë.

“Sot, pas pesë vjetësh, patëm rastin ta prezantojmë draftin e përfunduar në vitin 2018.” – citohet të ketë thënë ajo.

Vujiçiq nga Mitrovica e Veriut, është deputete nga radhët e Partisë Progresive Serbe që drejtohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Vlen të theksohet se në këtë ekip bëjnë pjesë edhe tre pjesëtarë të tjerë të komunitetit serb.

Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Deklarata e plotë e dakorduar nga Kurti-Vuçiq për të pagjeturit