Lajme

Prezantohen rrejshëm si policë, arrestohen dy të dyshuarit në Fushë Kosovë

10/14/2022 10:40
nga:N M

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy persona të prezantuar si policë dhe i kanë kërkuar dokumentet personale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:00, në Fushë Kosovë.

Bëhet e ditur se dy persona e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të prezantuar si polic dhe i kanë kërkuar dokumentet personale. Si rezultat i veprimeve policore të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Raporti i OKB-së për Kosovën përmend ngjarjet e 31 korrikut në veri të vendit