Lista e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, u diskutua sot në emisionin “Ora Shtatë”.
Avokati Azdren Bytyqi, thotë se kjo listë është e pasur me figura të njohura politike, duke shtuar se është edhe një listë reflektimi.
“Mendoj se PDK-ja si listë është mjaft e pasur, edhe si nga figurat të cilat janë të përfshira edhe jashtë anëtarësisë, por edhe brenda. Duket se ka pasur një garë se kush do të jetë në listë. Është një listë e reflektimit”, tha Bytyqi.
Nga ana tjetër, analisti Azdren Shala, thotë se elektorati duhet t’ia shpërblejë renditjen Bedri Hamzës, që bëri tek kandidatët për deputetë.


