Lajme

Prezantimi i draft-statutit nga Edi Rama, deklarohen për “Gazeta Blic” nga AAK-ja!

1 vitë më parë
nga:Y I

Deputetja e AAK-së, Time Kadriajaj, ka folur në lidhje me draft-statutin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kadrijaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Qeveria është dashur ta ketë një draft, në mungesë të këtij drafti ka reaguar keyminsitri Rama.

“Nuk e kam lexu draftin e paraqitur nga Edi Rama se çfarë është përfshirë dhe çfarë por unë mendoj se qeveria e Kosovës është dasht me pas një draft dhe në mungesë të azhoritetit të qeverisë ka reaguar Rama. Për momentin meqë nuk e kam lexu se cili është nuk kam informata se çfarë përfshin” tha Kadrijaja për “Gazeta Blic”

Deputetja e AAK-së tha se mungesa e një drafti ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i ndërkombëtarëve.

“Ne sot në zyrën e Komisionit për Integrime e kishim ambasadorin e BE-së i cili deklaroi se kanë pritur nga Kosova një draft-statut të Asociacionit në mënyrë që të ketë çfarë të trajtohet.Edhe ambasadorët e tjerë që kemi patur në kuvend e kanë patur të njëjtin shqetësim se pse Qeveria e Kosovës nuk e ka një draft-statut të Asociacionit” tha Kadrijaj për “Gazeta Blic”


Time Kadrijaj, AAK

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në një konferencë për media ka deklaruar se i kanë propozouar Gjermanisë dhe Francës një draft të Asociacionit për Republikën e Kosovës.

Ai ka konfirmuar se dje ua ka dërguar draftin presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe se e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.

“Rama thotë se e ka marrë këtë iniciativë duke e ditur se do të vinin gjërat në pikën kur Kosova dhe Serbia s’do të merren vesh. Ai thotë se drafti është në pajtim me gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës.“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Micheln dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakutpueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po mërren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se cfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të cuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’I bërë palët që të flain për gjëra konkrete”, ka deklaruar Rama, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/