Lajme

Pretendon që u rrah nga policia, qytetari dyshon për manipulim të rastit

06/16/2024 20:19
nga:G B

Vetura e tij u godit nga një veturë tjetër në këtë parking të një marketi në komunën e Vushtrrisë, por përveç që nuk u kompensua për të, 25 vjeçari A.H thotë se e mori edhe një të rrahur nga policia.

Këta të fundit, në rastin që ndodhi më 22 shkurt të këtij viti, u thirrën pasi që nuk arriti marrëveshje me shoferen e veturës, dhe prej fillimit sipas tij nuk kryen punën si duhet.

“Aty e kam hetu që ka implikime edhe prej anëve të tjera, për arsyeje se zyrtari policor kur ka qenë në vend ngjarje ajo vajza ia ka jap telefonin edhe ai ka fol me një familjar apo kushdo që ka qenë i asaj vajzes,” ka thënë viktima A.H.

25 vjeçari thotë se pas kësaj filloi edhe fshehja e provave pasi që dëmet që kishte vetura e vajzës në fjalë filluan të largohen, dhe morën urdhrin që të shkohet drejt statcionit policor në Vushtrri.

Aty iu kërkua të mbushet Raporti Europian i Aksidenteve, i cili i mungonte por edhe që nuk kishte njohuri si mbushet.

Këtu pretendon se filloi që ndaj tij edhe të ushtrohet dhunë.

“Tu vazhdu drejtë në station policor më kanë shti në një zyre, edhe atu ka ndodh rrahja. Fillimisht më ka goditë me boks pjesën e kokës, jam rrezu në statcionin policorë, pastaj kanë vazhdu sharjet dhe ofendimet, pastaj edhe zyrtari tjeter edhe ai më ka goditë mas kokës dhe shpinës,” ka thënë viktima A.H.

Përshkak të gjendjes shendetësore nuk u mor në pyetje fare për rastin, por u lirua e kërkoi ndihmë në emergjencën e spitalit prej nga lajmëroi Inspektoriatin e Policisë së Kosovës, për ta paraqitur rastin.

Kjo bërëi që sërith të kthehej në stacion për tu pyetur për dhunën dhe aksidentin, por nga aty doli edhe me dyshimet për një vepër tjeter, atë të sulmit ndaj personit zyrtarë, të cilën A.H e mohon.

Pavarësisht se u ngarkua me këtë vepër, ai nuk u ndalua në mbajtje, ndërsa i riu ka dyshime për lidhje edhe në mes të zyrtarit të IPK-së që sipas tij vinte gjithashtu nga Vushtrria dhe zyrtarëve policorë që i akuzon për sulm.

“Mënyren qysh e kam jep deklaraten, aty zyrtarit të IPK-se, mund të them se ka pas ndikime aty ka mund edhe të merren vesh ata edhe thjeshtë nuk po dojnë me zbulu,” shtoi viktima A.H.

RTV Dukagjini ka dërguar pyetje ne Inspektoriatin e Kosovës, të cilët thanë se rasti është nën hetime.

“Veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe rasti i kompletuar do të përcillet mandej pas hetimit te kjo prokurori ose në mungesë të elementeve të veprës penale në Drejtorinë për hetime të brendshme në Policinë e Kosovës,” thuhet nga IPK.

Televizioni në lidhje me rastin në fjalë kam dërguar pyetje edhe në Prokuroria Themelore në Mirovicë, por deri para publikimit të kronikës nuk ka pranuar përgjigje nga ky institucion.