Lajme

Prestreshi njofton për tubimin e sotëm elektoral: Sot është ditë për t’u dëgjuar, për t’u takuar dhe për të ndarë energji pozitive

12/24/2025 11:00
nga:Sh R

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Besë Prestreshi, me numër 51, ka njoftuar për tubimin elektoral që do ta ketë me qytetarët e Prishtinës, në shkollën fillore ‘Asim Vokshi’ me fillim nga ora 20:00, raporton GazetaBlic.

Prestreshi thekson se me respket për njëri tjetrin dhe me besim te komuniteti ynë, vazhdojmë përpara.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes, Kodra e Trimave.

Një ditë e re nis në lagjen tonë, mes rrugëve që na lidhin dhe njerëzve që e bëjnë këtë vend shtëpi.

Sot është ditë për t’u dëgjuar, për t’u takuar dhe për të ndarë energji pozitive.

Me respekt për njëri-tjetrin dhe me besim te komuniteti ynë, vazhdojmë përpara.

Shihemi sot në Shkollën Fillore “Asim Vokshi”