Besë Prestreshi, kandidate e LDK-së për deputete, ka thënë se këto zgjedhje marrin më shumë natyrën e zgjedhjeve emergjente, pasi themelet e Republikës janë në rrezik, raporton Gazeta Blic.
“Kandidati i LDK-së për Kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, krahas programit qeverisës të themeluar mbi 21 pika, të cilat do ta funksionalizojnë Republikën tonë, ofron edhe tri shtylla themeltare për një qeverisje të mirë”, ka shkruar ajo.
Prestreshi ka ndarë programin e LDK-së, teksa ka bërë thirrje që të botohet kjo partia dhe vet ajo me numrin 51.
Postimi i saj i plotë:
Mirëmëngjesi të nderuar qytetarë,
Një javë na ndan nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Pavarësisht se jemi mësuar me zgjedhje të parakohshme, këto zgjedhje marrin më shumë natyrën e zgjedhjeve emergjente, pasi themelet e Republikës janë në rrezik.
Kandidati i LDK-së për Kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, krahas programit qeverisës të themeluar mbi 21 pika, të cilat do ta funksionalizojnë Republikën tonë, ofron edhe tri shtylla themeltare për një qeverisje të mirë.
- Stabiliteti institucional
* Konstituimi i Kuvendit të Republikës
* Zgjedhja e Qeverisë së re dhe e Kryeministrit
* Zgjedhja e Presidentit të Republikës
* Zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese
* Krijimi i kushteve për zgjedhjen e lirë të Kryeprokurorit të Shtetit
* Përmbushja e pozitave vakante
- Rimëkëmbja ekonomike
* Ringjallja e investimeve kapitale
* Zhvillimi teknologjik
* Kapacitetet e reja gjeneruese – energjia
* Mësimi tërëditor
* Spitali i Ri i Kosovës
* Infrastruktura sportive
III. Orientimi euro-atlantik
* Anëtarësimi në NATO
* Sigurimi i mbështetjes nga aleatët strategjikë
* Përmbushja e kritereve të proceseve të integrimit në BE
* Dialogu strategjik me SHBA-në
* Fuqizimi i marrëdhënieve me pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Republikës
* Investimet e huaja dhe stabiliteti makroekonomik
Për të lexuar Programin Qeverisës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, klikoni link-un:
https://lidhjademokratike.org/…/LDK_Programi_Zgjedhjet…
Zgjidh SHPRESËN!
Lidhja Demokratike e Kosovës 123
Lumir Abdixhiku 1
Besë Prestreshi 51


