Sporti

Presioni nga tifozët, Mauricio Pochettino mund të shkarkohet sot

03/10/2022 08:37
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Real Madridit arriti një fitore të madhe ndaj PSG’së, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe duke përmbysur parisienët, për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fillimisht shënoi Mbappe në pjesën e parë, por në të dytën, Karim Benzema realizoi hat-trick, për të çuar tutje skuadrën e tij në fazën tjetër të kompeticionit më të madh të futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët e PSG-së kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Mauricio Pochettinos, pas rezultatit të mbrëmshëm.

Thuhet se një vendim për të do merret sot, me trajnerin Pochettino që mund të shkarkohet përfundimisht nga klubi.

/GazetaBlic Sport/