Sporti

Presion i madh në fillimin e sezonit, gjyqtarët kosovarë mbajnë mbledhje nesër?

02/27/2025 15:30
nga:Lorik J

Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll ka rifilluar me shumë polemika dhe zhurmë ndaj gjyqtarëve.

Rastet e kontestueshme në disa ndeshje kanë bërë që presioni ndaj gjyqtarëve të rritet, nga zyrtarët e klubet kosovare.

Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, gjyqtarët e futbollit vendor do të takohen nesër me Kryetarin e Komisionit të gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës, Përparim Hasanin.

Ky presion i madh normalisht se nuk i shërben aspak pozitivisht futbollit, andaj në mbledhjen e nesërme do diskutohet për këtë çështje dhe problematikat e tjera që po hasin referët, dhe për garat.

Sipas raportimeve, Mervan Bejtullahu e Alban Shala pritet të suspendohen me nga 3 muaj. Poashtu mund të mirret vendim edhe për referin e VAR’it në duelin Llapi – Malisheva, Valon Bajgora, i cili e ftoi Erdan Zasellan për ta shikuar një penallti, e cila më pas u anulua, e që aludohet se ishte. Ky takim pritet të mbahet nesër paradite.

/GazetaBlic Sport