Presidentja e Kosovës ka uruar Driton Kukën dhe Distria Krasniqin, të cilët u zgjodhën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Xhudos si trajneri më i mirë dhe atletja më e mirë respektivisht, për vitin 2021.
Dyshja që sollën medaljet e arta nga lojtarët olimpike janë votuar më shumë se rivalët e tyre.
Presidentja Osmani i ka quajtur si rezultatet historike, zgjedhjen e dyshes si më të mirët në botë.
“Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë. Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë”.
“Ndërsa, Driton Kuka, mjeshtri i xhudos, u zgjodh trajneri më i mirë në botë në këtë sport”
“Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme. Kosova e artë”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.