Lajme

Presidentja Vjosa Osmani kujton Ilir Konushevci: Drejtësia për të është domosdoshmëri

05/09/2024 09:39
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci, në 26-vjetorin e rënies.

E para e vendit thotë se Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës.

Osmani tutje thotë se falë tij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime.

Më poshtë lexoni të plotë postimin e saj:

Ilir Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës.

Vrasja e tij së bashku me mjekun Hazir Mala në pritë të organizuar, ishin humbje e rëndë për UÇK-në, pikërisht në kohën e organizimit dhe shtrirjes së madhe të saj.

Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit, i cili ra për lirinë e popullit të tij.

Falë atij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala!