Lajme

Presidentja Vjosa Osmani ia uron ditëlindjen e 79 presidentit Joe Biden

11/20/2021 16:04
nga:M K

Presidentja Osmani i ka uruar ditëlindjen e 79-të homologu të saj amerikan Joe Biden.

Osmani ka shkruar në llogarinë e saj në Tëitter se presidenti Biden është një mik i vërtetë i popullit të Kosovës.

“I uroj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar ditëlindjen e 79-të. Urime ditëlindja z. President.

Si një mik i vërtetë i popullit tonë dhe shtetit tonë, sot ne ju bashkohemi juve në festimet e juaja”, ka shkruar Osmani.