Lajme

Presidentja shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemsi Krasniqit – Shemit

12/22/2025 22:21
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemi.

Përmes një reagimi në Facebook, e para e shtetit thotë se “Xhamadani vija vija” mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada.

Ndër të tjera, ajo ka kujtuar se për kontributin e jashtëzakonshëm të grupit “Ilirët” me kantautor Shemin, i vlerësoi me Medaljen Presidenciale të Meritave, transmeton Klankosova.tv.

“Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë përmes muzikës që na la trashëgimi. I përhershëm qoftë kujtimi për Shemsi Krasiqin- Shemin”, thuhet në reagim.