Lajme

Presidentja Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit nga ambasadori i BE-së, zotohet për avancim të reformave

11/04/2026 18:00
nga:L J

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Kosovën nga ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, të cilin e priti në takim.

Në njoftim Presidenca tha se Shiroka-Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave.

“Ajo theksoi se Kosova është vend proeuropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve europiane”, thuhet në njoftim.

Presidenca tha se ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka-Pula për qasjen e saj “konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës”.

Shiroka-Pula vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Europian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës europiane të vendit.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Shiroka Pula pranoi Raportin e Progresit për Kosovën nga ambasadori i BE-së, Dirk Schuebel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave.

Ajo theksoi se Kosova është vend proevropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

Nga ana tjetër, ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka Pula për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.

Ndërkaq Presidentja vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit.