Lajme

Presidentja pret në takim presidentin në largim të Shqipërisë, Ilir Meta

07/22/2022 07:26
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani sot do të jetë nikoqire e presidentit në largim të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ajo do ta presë Metën në mëngjes me një ceremoni shtetërore në Prishtinë.

Ndërkaq, ata më pas do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.

Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke ia lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj.