Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar në Washington një takim me gra lidere në politikë, ekonomi, diplomaci, akademi dhe fusha të ndryshme.
“Diskutuam për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave e vajzave në vendimmarrje si dhe për sfidat e mundësitë për fuqizimin politik, ekonomik e akademik të tyre. Por, mbi të gjitha, potencuam se vajzat dhe gratë janë kyçe për ruajtjen e demokracisë dhe garantimin e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Osmani në Facebook.


