Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar bazën ushtarake amerikane “Bondsteel”.
Këtë e bëri të ditur vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Sa herë e vizitoj kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”, krahas mirëseardhjes së përzemërt, e ndiej edhe kënaqësinë e të qenit mes aleatësh e miqsh të vërtetë.
Sot pata rastin që t’ua shpreh mirënjohjen e thellë tonën për përkushtimin e ushtrisë amerikane ndaj vendit tonë. Duke shërbyer këtu, larg familjeve të tyre, në kohë pandemie, ata po dëshmojnë çdo ditë se partneriteti mes dy popujve e ushtrive tona po thellohet dita-ditës dhe se aleanca jonë qëndron në përkushtimin e përbashkët për ta garantuar paqen në rajon. ?? ??
LEXO EDHE:
Bërnabiq pas takimit me Palmer: Prishtina duhet të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe
/GazetaBlic/