Lajme

Presidentja Osmani uron sukses ushtarëve të FSK-së që udhëtojnë për trajnim në SHBA

05/28/2025 17:48
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot në mëngjes kontingjentin prej 152 ushtarësh të FSK-së që janë nisur për në SHBA, ku do të marrin pjesë në programin e trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center), raporton GazetaBlic.

“Me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë dhe suksese,” shkroi Osmani, duke theksuar rëndësinë e këtij trajnimi për përgatitjen dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.